back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

Gjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

Gjiganti Kinez Baidu tha ditën e Dielë se ka lançuar dy modele të reja të inteligjencës artificiale, përfshirë një model të ri që përqendrohet tek arsyetimi dhe sipas kompanisë rivalizon modelin më të fundit të DeepSeek.

Startupi Kinez DeepSeek lançoi modelet e saj AI në fillim të vitit duke thënë se janë në një nivel në mos më të mirë sesa modelet ekzistuese lider në SHBA dhe këtë e kishte arritur duke shpenzuar shumë herë më pak sesa kompanitë si OpenAI.

Debutimi i modelit R1 të DeepSeek riktheu edhe njëherë ethet e garës globale të AI.

“Ernie X1 ofron performancë në nivelin e DeepSeek R1 me vetëm gjysmën e kostos,” tha Baidu. X1 ka aftësi më të forta të kuptimit, planifikimit, reflektimit dhe evolucionit, tha Baidu duke shtuar se është modeli i parë që përdor mjetet e tjera në mënyrë autonome.

Baidu tha se modeli themeltar më të fundit Ernie 4.5 ka aftësi të larta kuptimi dhe është multi-modal. Kupton gjuhë të avancuar, ndërsa kuptimi, gjenerimit, logjika dhe aftësitë kujtuese janë përmirësuar ndjeshëm.

Gjithashtu ka një veçori “high EQ” dhe mund të kuptojë memet e rrjetit apo kartonët satirike. Edhe pse ishte një prej të parëve që lançonte një chatbot të stilit ChatGPT në Kinë, Baidu ka hasur vështirësi me adoptimin e modeleve Ernie pavarësisht se pretendonte se ofrojnë performancë të përafërt me GPT-4 të OpenAI.

Sistemet multi-modale janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë mes këtyre formateve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat