Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Pasi hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, ka dalë dhe ka dhënë një deklaratë për mediat.
Dokushi ka sqaruar se takimi i tij me kryebashkiakun Erion Veliaj ka qenë i autorizuar nga prokuroria, duke lënë të kuptohet se ka vepruar brenda kuadrit ligjor.
“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë,” – tha ai shkurtimisht para gazetarëve.
Ndërkohë, SPAK vijon hetimet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa mbetet e paqartë se në çfarë cilësie është pyetur Dokushi dhe çfarë informacioni ka dhënë para prokurorëve të posaçëm.



