Bashkimi Eurpopian miratoi ditën e djeshme fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta pritet të kryhet sot për Shqipërinë.
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, në një postim në rrjetet sociale, përgëzoi dje dy shtetet për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. parafinancimit.
Në këtë pikë u ndal edhe kryeministri Edi Rama në komunikimin e sotëm me qytetarët në “Sy m’sy”.
Ai u shpreh se kjo u arrit vetëm falë përmbushjes së detyrave nga vendi ynë, tregues sipas kreut të qeverisë se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt integrimit.