KreuDrejtësiaShtyhet sërish seanca/ Si po zvarrit Fatmir Mediu, procesin për Gërdecin

Shtyhet sërish seanca/ Si po zvarrit Fatmir Mediu, procesin për Gërdecin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut për vrasjet në Gërdec, u shty sërish.

Kjo, pasi Mediu për të disatën herë nuk u paraqit, duke thënë se ndodhet në Amerikë.

Ai tha nëpërmjet avokatit të vet se kishte një ftesë në Kongresin amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.

Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Fatmir Mediut dhe kërkoi të vazhdonte seanca në prani të mbrojtësit të tij ligjor, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda e cila tha që ka 17 vjet që pret drejtësi për djalin e saj të mitur, që ia vranë në Gërdec.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat