back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizSydney Sweeney befason me dukjen tejet atraktive në bikini

Sydney Sweeney befason me dukjen tejet atraktive në bikini

Sydney Sweeney duket se po largohet nga problemet e saj romantike, teksa ndau një video të saj duke notuar në një pishinë të madhe, e veshur me bikini të bardha.

Pamjet, të realizuara nga fotografja Amber Asaly, u shoqëruan me këngën e Chris Isaak, “Wicked Game”, duke rritur spekulimet për jetën e saj personale.

Aktorja 27-vjeçare dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino, 41 vjeç, thuhet se kanë shtyrë dasmën që ishte planifikuar për këtë maj, shkruan DailyMail.

Burime të afërta tregojnë se ata po kalojnë një periudhë të vështirë dhe po rivlerësojnë të ardhmen e tyre. Sydney nxiti më tej spekulimet kur fshiu një fotografi të tyre nga Instagrami, ndërsa çifti nuk është parë bashkë që nga janari.

Sipas burimeve, angazhimet profesionale të Sweeneyt kanë ndikuar në marrëdhënien e saj. Ajo ka disa projekte në zhvillim, përfshirë rikthimin në “Euphoria”, rolin kryesor në ribërjen e Barbarella dhe një biografi për boksieren Christy Martin. Ndërkohë, Jonathan dëshiron më shumë kohë cilësore me të, duke krijuar një tension mes tyre.

Pavarësisht thashethemeve, çifti ende nuk është ndarë zyrtarisht, por të afërmit shqetësohen se ata po shkojnë drejt një ndarjeje. Sydney, e cila është gjithashtu partnere biznesi me Jonathan në kompaninë e prodhimit ‘Fifty-Fifty Films’, ka theksuar më parë se suksesin e saj e ka arritur vetë dhe është e fokusuar në karrierë.

Në një intervistë të mëparshme, ajo pranoi se frika nga pasiguria financiare e ka motivuar të punojë pa pushim, duke pranuar: “Unë vij nga një familje që humbi gjithçka, ndaj e kam gjithmonë atë frikë brenda meje”.

Ndërsa e ardhmja e marrëdhënies së saj mbetet e paqartë, një gjë është e sigurt: Sydney Sweeney është e vendosur të vazhdojë rrugën e saj drejt suksesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat