back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Shpata ra mbi kokat e disave nga ne”/ Rama: Ata dhe dashuria...

“Shpata ra mbi kokat e disave nga ne”/ Rama: Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk e donin SPAK-un

Në një takim me shqiptarët, në Athinë, kryeministri Edi Rama përsëriti se ishte qeveria e tij që i dorëzoi “shpatën” e drejtësisë, SPAK-ut.

Sipas tij, diçka e tillë nuk është dashur nga demokratët.

“Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi dhe as SPAK madje kërcënuan se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Shpresa e tyre e dëshpëruar dhe e mjerë e tyre sot është që SPAK të shkatërrojë PS dhe t’u vijë radha atyre

Ajo që nuk kuptojnë ata bashkë me shitësin e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla që të reja kanë vetëm moshën, të gjithë nuk kuptojnë që ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, që të bëjmë Shqipërinë pjesë një herë e mirë të familjes europiane, e për të bërë këtë e dimë që barazia e ligjit është kusht.
Mund të mos jemi shumë të mençur por nuk na merr njeri për aq budallenj sa të mos dinim që duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, nuk parashihnim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat e disave nga ne. E dinim dhe nuk jemi penduar. Jemi krenar për këtë”- tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat