back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova“Informacion i klasifikuar”/ Konjufca nuk tregon në publik se cilët deputetë janë...

“Informacion i klasifikuar”/ Konjufca nuk tregon në publik se cilët deputetë janë shantazhuar 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha dje se ishte informuar nga institucionet e sigurisë se Serbia po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojnë themelimin e institucioneve të reja.

Këtë e forcoi vetë Kurti kur konstatoi se “në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. “Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës” tha ai.

Se kush janë këta deputetë, nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca  e cilësoi “informacion të klasifikuar”.

Ai pas takimit që pati me subjektet politike ku prezentë ishin edhe deputetët e zgjedhur nga komuniteti joshumicë, përveç atyre të Listës Srpska, u pyet nga gazetarët se kush ishin ata deputetë përmes të cilëve po ndërhyn Serbia “për sabotimin e themelimit të institucioneve të reja”.

Konjufca tha se “një gjë duhet të dihet” se liderët e vendit asnjëherë nuk japin informacione të tilla nëse paraprakisht nuk i është kumtuar diçka e tillë nga institucionet e sigurisë së vendit.

“Ju një gjë duhet ta keni parasysh sa herë të dalim – edhe mua më ka ndodhur ndonjëherë kam bërë konstatime të tilla – asnjëri prej krerëve të shtetit kur bën konstatime të tilla, nuk janë ato për shkak mendimeve personale, për shkak të spekulimeve apo për shkak të shprehjes së ndonjë dëshire. Këto ndodhin vetëm kur ne bazohemi në informata 100% të sakta të institucioneve tona shtetërore, të sigurisë dhe të inteligjencës. Këtë duhet ta keni parasysh. Kryeministri nuk fol në hava e në ajër ashtu, kryeministri fol vetëm i bazuar në informacione të sakta.

“Cilat parti po ndikohen nga Radoiçiqi?”, u pyet më konkretisht Konjufca. “Ky është me siguri informacion i klasifikuar”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat