back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi: Kjo është hera e fundit që votoj për Ilir Metën/ "Ai...

Kryemadhi: Kjo është hera e fundit që votoj për Ilir Metën/ “Ai s’ka votuar kurrë për mua”

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN shpreh një moment të fortë politik dhe personal, duke deklaruar se është hera e fundit që ajo voton për Ilir Metën.

Ajo thekson se e ka mbështetur Metën që nga viti 1992, por pas shumë vitesh kjo do të jetë vota e saj e fundit për të pas divorcit.

Teksa shprehet e zhgënjyer, Kryemadhi tregon se në zgjedhjet e vitit 2021, Meta nuk e kishte votuar atë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e vërtetë ka ikur bashkë me Monika Kryemadhin. Me rastin e zgjedhjeve, Monika po i jep përparësi Partisë së Lirisë që të dalin me ta disa prej deputetëve, sepse ajo vetë nuk mund të nxjerrë dot më deputetë në Tiranë.

Ajo i është bashkuar ekipit të Borës, Besarit dhe Erës, patjetër, për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore dhe miqësore. Për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta.

Dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metën! Herën e fundit në gjithë jetën e saj, që nga 1992-shi, ka votuar për Ilir Metën!

Ilir Meta vetëm një herë ka pasur mundësinë të votonte për Monika Kryemadhin, në 2021-shin, dhe nuk e votoi atë.

Kështu që, kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metën!”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat