Temperaturat po rriten dhe Sofia Vergara është gati për verën! Aktorja e njohur kolumbiane ka nisur të marrë rrezet e para të diellit, siç shihet edhe në postimet e saj në rrjetet sociale.
Sofia është shumë aktive në Instagram dhe ndan me ndjekësit e saj çdo ditë momente nga përditshmëria e saj. Në postimin më të fundit, ajo ka vendosur të ndajë një foto ku shihet duke bërë banjo dielli. Fotoja është veçanërisht zbuluese, pasi aktorja është shfaqur topless.
Në pjesën e poshtme të imazhit, Sofia ka zgjedhur një palë rroba banje të zeza, të cilat i lënë pak vend imagjinatës. Në mbishkrimin që shoqëron foton, ajo ka shkruar: “Vera pothuajse po vjen”, duke u përgatitur për sezonin e ngrohtë që po afrohet.
