Trajneri i njohur, Paulo Fonseca është rikthyer të flasë për aventurën e tij të shkurtër në stolin e Milan.
“Midis Milanit dhe Lyonit, nuk pata një moment pushim. Ju nuk mund ta imagjinoni presionin kur drejton një klub si Milani. Nuk dua të gjej justifikime” – tha Fonseca.
Fonseca komentoi edhe pezullimin disa mujor që mori në Francë, për shkak të protestave të ashpra ndaj gjyqtarit të takimit Bastien Millot, në sfidën Lyon-Berst.
“Në atë moment në lojë kishte shumë tension, sapo kisha marrë një karton të kuq për kontestimin e një faulli. Pse pata një reagim kaq të fortë? E pranoj se nuk më pëlqeu mënyra se si gjyqtari drejtonte lojën”- tha ai.