back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAMP dhe BKH do ekzekutonin urdhër-arrestin/ Shefi i qarkullimit Roven Zeka tentoi...

AMP dhe BKH do ekzekutonin urdhër-arrestin/ Shefi i qarkullimit Roven Zeka tentoi të arratisej?

Lidhur me urdhër-arrestin të lëshuar ditën e sotme nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë,  burime bëjnë me dije se Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar të ekzekutojnë urdhërin e arrestit për Roven Zekën.

Ky i fundit nuk ka pranuar një vendim të tillë dhe ka tentuar të arratiset me vrap, shkruan euronews. Në këtë moment, Zeka është ndaluar nga agjentët e AMP.

Urdhër arresti është lëshuar gjithashtu edhe për Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.

Tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës, dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni, se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat