KreuAktualitetAnkesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë/ Reagon ambasada shqiptare...

Ankesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë/ Reagon ambasada shqiptare në Greqi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Ky njoftim vjen pas ankesave të shumta për problematika lidhur me shpërndarjen e zarfeve me materialet zgjedhore për votuesit jashtë vendit, shumë prej të cilave të raportuara në Greqi.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se duke filluar nga sot, 30 Prill, disa pika të kompanisë postare do të jenë të hapura me orar të zgjatur, nga ora 09:00-18:00.

Ndërkohë, për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në ishujt Santorini, Zakinthos, Lefkadha, Kefalonia dhe Kos, të cilët nuk kanë tërhequr akoma zarfet e tyre, ambasada ka bërë me dije adresat ku mund të tërheqin dhe dorëzojnë zarfet.

Kujtojmë se dy partitë politike, PS dhe PD, kanë shprehur shqetësimin e tyre në KQZ lidhur me administrimin e procesit të votimit jashtë vendit. Lidhur me këtë, ato kanë depozituar ankesa, ku theksoheshin problematikat dhe se kompania postare nuk ka respektuar protokollet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat