back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Gjobë 1500 euro dhe 3 muaj burg”/ Zbulohen dokumentet për gjyqtaren Irena...

“Gjobë 1500 euro dhe 3 muaj burg”/ Zbulohen dokumentet për gjyqtaren Irena Gjoka

Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, ndërsa pas daljes nga prokuroria iu rikthye akuzave ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, e cila caktoi masën e parë ndaj tij.

Më herët Berisha ngriti pretendime se Gjoka ishte dënuar nga autoritetet greke dhe këtë fakt ajo e kishte fshehur sipas tij nga formulari i dekriminalizimit.

Sot Berisha publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e Irena Gjokës nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme.

Sipas dokumentave, Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.

Deklarata e Berishës:

Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Dok 1

Dok 2

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat