PD është vënë në lëvizje për t’u organizuar për protestën e 29 Tetorit.
Në Shkodër, drejtuesi politik për këtë qark Luçiano Boçi zhvilloi takime me kryesinë e PD-së, atje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi ka zbardhur temat e diskutimit.
Ai kërkoi nga qytetarët shkodranë, angazhim maksimal mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile me 29 tetor, si një përgjigje ndaj pushteti anti-kombëtar.
Gjithashtu, në takim u diskutua dhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.
Reagimi
Takime intensive me kryesinë e PD Shkodër!
Shqipëria po rrëshqet drejt një diktature absolute.
Me kryesinë e PD dega Shkodër u diskutua mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile me 29 tetor, si një përgjigje ndaj këtij pushteti anti-kombëtar!
Gjithashtu diskutuam edhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.
Angazhim maksimal i demokratëve të Shkodrës deri në rrëzimin përfundimtar të pushtetit të bandave dhe të krimit!