Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Grupi militant kurd ka njoftuar se do të shpërbëhet dhe çarmatoset si pjesë e një nisme paqeje me Turqinë pas katër dekadash konflikti të armatosur.
Vendimi historik i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, vjen disa ditë pasi ajo thirri një kongres të partisë në Irakun verior.
Përtej marrëdhënieve me Turqinë, zhvillimi mund të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, duke përfshirë Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate me ushtrinë amerikane në luftën kundër ISIS. Ndryshe, më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt që kur PKK nisi kryengritjen e saj në 1984.
Ajo është cilësuar një grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.



