back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?”/ Analisti pyet zëdhënësin e PD: Jemi...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?”/ Analisti pyet zëdhënësin e PD: Jemi të shqetësuar, nuk po e gjen dot njeri

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin e PD për Gaz Bardhin.

Andi Mustafaj ka pasur një përplasje me analistin, teksa ky i fundit ka kritikuar largimin e Gazment Bardhit nga fokusi i zgjedhjeve.

Arjan Curri: Keni informacion për vendndodhjen e Gazment Bardhit, se jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij? Jemi të shqetësuar se është zhdukur, nuk po e gjen dot njeri.

Andi Mustafaj: Unë s’jam i deleguar në Fier, kështu që nuk e di.

Arjan Curri: Unë jam i shqetësuar realisht.

Andi Mustafaj: Nuk kam informacione që ai ka probleme shëndetësore. Nuk e di.

Arjan Curri: Mendoj se mund ta kenë marrë peng, a është mirë, a është lokalizuar?

Andi Mustafaj: Nuk ka rrezik ta kenë marrë peng.

Arjan Curri: Nga zyra dhe duke tërhequr numëruesit nuk fitohet. Duke lënë numërimin dhe të ikësh të shohësh ndeshjen… jeni kaq fresk.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat