Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama është uruar për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit nga Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Marta Kos, shprehet se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit për ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, thekson se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.
“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!”-shkruan Kos.



