KreuAktualitet“Ta gëzosh mandatin”/ Përplasja mes deputetëve të PD, Tritan Shehu braktis intervistën...

“Ta gëzosh mandatin”/ Përplasja mes deputetëve të PD, Tritan Shehu braktis intervistën live

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një moment tensioni brenda radhëve të Partisë Demokratike ka ndodhur në një intervistë televizive ku deputeti Tritan Shehu është përfshirë në një debat me kolegë të tij, duke e ndërprerë bisedën dhe braktisur intervistën mes përplasjes verbale.

Gjatë intervistës, e cila filloi me diskutime për ndarjen e përgjegjësive politike dhe mungesën e vetë-reflektimit brenda partisë, tensioni u rrit kur Shehu u përball me kritika dhe ndërhyrje të njëpasnjëshme nga bashkëbiseduesit.

“Asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi, por asnjë nuk mban përgjegjësi për asnjë copëz të pushtetit të tyre,” – u shpreh një nga të ftuarit.

Situata u përshkallëzua kur në studio u shpreh skepticizëm mbi aftësinë e individëve të caktuar për të nisur apo vazhduar rrugëtimin politik:

“Më bën shumë skeptike, minimalisht nga do fillojë të mësojë – jo më të vazhdojë më tej në politikë…”

Në këtë moment, Tritan Shehu ndërhyri me nervozizëm, duke shprehur pakënaqësi për atmosferën dhe mungesën e respektit në diskutim:

“Unë nuk kam ndonjë… s’kam kohë t’ju dëgjoj komentet,” – tha ai, përpara se të largohej nga intervista, duke përmbyllur me një “Mirupafshim, ditë të mirë!”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat