back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“I mbijetuan presionit”/ Rama për partitë e vogla: Uroj që të mos...

“I mbijetuan presionit”/ Rama për partitë e vogla: Uroj që të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij të fitores në sheshin “Skënderbej”, përgëzoi udhëheqësit e partive të vogla opozitare që, sipas tij, “i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore”.

“Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, që i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar totalisht, por të gjejnë mënyrat për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se populli shqiptar nuk ka për ta ndryshuar qeverinë, pa ndryshuar opozita.

“Ky popull nuk ka për ta ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk do. Sa zbrita nga ky podium 4 vite më parë, nisa përgatitjen për fitoren e sotme. Drejtuesit e qarqeve punuan bashkë me mua shumë fort 4 vite me radhë për të sjellë fitoren historike të 11 majit”, deklaroi kreu i qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat