Kristian Shkreli, kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Socialiste në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka sekuestruar celularin në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krime zgjedhore.
“Jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer”, u shpreh ndër të tjera Shkreli.
Më tej ai tha se “institucionet duhet të bëjnë punën e tyre ndaj kujtdo që shkel ligjin“.