Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i madh gjeopolitik, është momenti i duhur.
Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore.
Anëtarësimi në BE është angazhimi ynë i përbashkët. Sytë t’i mbani drejt këtij objektivi. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës.
Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët”, theksoi ai.



