Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se për Shqipërinë është e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe para vitit 2030, nëse vijon reformat me këtë ritëm.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet nëse objektivi i vendosur nga qeveria e socialistëve është apo jo realist.
“Pse jo, nëse vijohet me këto ritme, është e mundur edhe para 2030-ës. BE-ja do të monitorojë nga afër ecurinë e Shqipërisë”, u shpreh Costa.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një afat kohor të cilin e përdori edhe gjatë fushatës zgjedhore ku doli fitues i mandatit të katër qeverisës. Por shumë e kanë cilësuar këtë qëllim si të paarritshëm.



