Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ për qarkun Kukës.
Demokratët pretendojnë se kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qendrat e Votimit të Qarkut Kukës.
Ankimimi vjen pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.
Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë