back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProkuroria e Elbasanit konfirmon hetimet për “Trenin Bullgar” në Peqin

Prokuroria e Elbasanit konfirmon hetimet për “Trenin Bullgar” në Peqin

Prokuroria e Elbasanit i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për akuzat për manipulimin e votave në Pekisht të Elbasanit përmes trenit bullgar.

Prokuroria e Elbasanit thotë se kanë regjistruar procedimin penal dhe janë në fazë verifikimi.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të protokolluar pranë nesh me Nr.5470, datë 26.05.2025, lidhur me informacionin e kërkuar për ngjarjen e datës 22.05.2025 të ndodhur në fshatin Pekisht Peqin, ju bëjmë me dije se:

Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr.522 datë 26.05.2025, për veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi. Duke ju falënderuar”, thuhet të përgjigje.

Por, pretendimet e Berishës për trenin bullgar në Peqin u rrëzuan edhe nga Policia, por edhe nga KQZ. Kjo e fundit vetëm më 30 maj konfirmoi se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit.

PD pretendoi më 22 maj se fletët e votimit të gjetura në lokalin në fshatin Pekisht të Peqinit, në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, ishin përdorur për manipulimin e votave përmes Trenit Bullgar. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Fletët e votimit në Peqin ishin thjesht “faksimile” të KQZ për trajnime dhe pa vula.

Nga këqyrja rezultoi se këto fletë nuk kishin as vulën e KQZ-së dhe as firma.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat