back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Ishte për një çështje rutinë”/ Artur Roshi banalizon thirrjen nga SPAK-u

“Ishte për një çështje rutinë”/ Artur Roshi banalizon thirrjen nga SPAK-u

Kreu i Partisë “Balli Kombëtar” Artur Roshi, pas 3 orësh marrje në pyetje, ka deklaruar për mediat se u thirr për në ndërtim në Sarandë.

Ai ka thënë se se nuk beson që është nën hetim.

“Nuk është se kam ndonjë interes për t’u shprehur para mediave, por meqë ju këmbëngulni, unë them se ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës.

Në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës.

Thjesht dhashë përgjigje për këto. Nuk besoj që jam nën hetim”, deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat