back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPërplasja PS-PD në Dibër kalon në gjykatë/ Malaj padit Mziun për deklaratat...

Përplasja PS-PD në Dibër kalon në gjykatë/ Malaj padit Mziun për deklaratat e 10 majit

Ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje”.

Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.

Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.

Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut.

Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat