back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD publikon pamje: Paratë për vota u shpërndanë në mes të Tiranës

PD publikon pamje: Paratë për vota u shpërndanë në mes të Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot qeverinë e Edi Ramës për përfshirje të drejtpërdrejtë në blerjen e votës në zgjedhjet e fundit, përmes shpërndarjes masive të parave publike dhe përdorimit të administratës dhe mjeteve shtetërore për qëllime elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vetëm pak ditë para zgjedhjeve, qeveria shpërndau 76 milionë euro në formën e një bonusi prej 100 eurosh për pensionistët – një masë që sipas tij synonte të ndikonte mbi afro 48% të trupës zgjedhore.

“Qeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me bonuset dhe faljen e 200 milionë eurove në gjoba dhe kamata dy ditë para votimeve,” – deklaroi Berisha. “Firmosën mijëra legalizime, ndanë certifikata pronësie, përdorën mjete të institucioneve shtetërore dhe punësuan mbi 10 mijë persona në administratë, gjithçka për të ndikuar votën.”

Berisha theksoi se Partia Demokratike disponon pamje filmike që tregojnë momente konkrete të shpërndarjes së parave për blerje votash, duke shtuar se njëra prej tyre është filmuar në zonën e Babrrusë në Tiranë.

“Shpërndarja e fshehtë e parave për vota është vështirë të kapet, por qytetarët syçelët kanë arritur të dokumentojnë këto raste kriminale,” – përfundoi kreu i opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat