Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës ka publikuar pamje nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit.
Videoja, e realizuar me mbishkrimin “He doesn’t know it yet, but…”, tregon momentet e një takimi të zhvilluar në zyrën e tij, vetëm një orë përpara se të arrestohej nga autoritetet.
“Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq… vetëm kaos… me kamera që regjistrojnë. Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, thuhet në përshkrimin e videos.
Në mënyrë ironike, Veliaj e shoqëron postimin me shënimin:
“Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial, por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë.”
Videoja është bërë virale brenda pak orësh, duke ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.