back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizDjali i këngëtares së njohur përfundon në spital pas një mbidoze droge/...

Djali i këngëtares së njohur përfundon në spital pas një mbidoze droge/ Mjekët: Eshtë fat që shpëtoi

Elijah Blue Allman, djali i këngëtares së njohur amerikane Cher, është dërguar me urgjencë në një spital të Kalifornisë pas një mbidoze droge.

Sipas raportimeve nga TMZ, ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 14 qershor, dhe burimet nga spitali i Joshua Tree kanë bërë të ditur se jeta e tij ishte në rrezik në momentin e mbërritjes.

Mjekët kanë konfirmuar se 47-vjeçari është “me fat që ka mbijetuar”, ndërkohë që vijon të jetë nën kujdes të specializuar. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat substanca narkotike ka konsumuar.

Burime të afërta me familjen bëjnë me dije se nëna e tij, artistja e njohur Cher, është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e djalit dhe po bën gjithçka që është në dorën e saj për të garantuar ndihmën mjekësore dhe mbështetjen e nevojshme për të.

Elijah Blue Allman, i njohur edhe si muzikant dhe djali i Cher me muzikantin Gregg Allman, ka folur publikisht në të kaluarën për luftën e tij me varësinë nga substancat narkotike. Në një intervistë të vitit 2014, ai rrëfeu se kishte filluar përdorimin e drogës që në moshën 11-vjeçare dhe se kishte përjetuar disa episode afër vdekjes. “Gjithmonë jam përpjekur të ruaj një ekuilibër, por nuk mund ta kontrollosh kurrë,” u shpreh ai në atë kohë.

Në vitin 2023, Cher kërkoi kujdestarinë ligjore të djalit të saj, duke argumentuar se ai ishte “i paaftë për të menaxhuar financat e tij për shkak të problemeve serioze të shëndetit mendor dhe varësisë”. Mosmarrëveshja u zgjidh disa muaj më vonë, me palët që arritën një marrëveshje jashtë gjykate.

Aktualisht, nuk ka detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa familja nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat