back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia96% e parasë jashtë bankave/ Shqipëria vijon të mbetet një ekonomi “cash”

96% e parasë jashtë bankave/ Shqipëria vijon të mbetet një ekonomi “cash”

Raporti mes parasë në qarkullim dhe asaj jashtë sistemit bankar vijon të thellohet, duke treguar varësinë e lartë të ekonomisë shqiptare nga pagesat me para fizike.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, aktualisht në ekonomi qarkullojnë 453 miliardë lekë, ose rreth 4.5 miliardë euro, por 96% e kësaj sasie ndodhet jashtë bankave.

Në muajin prill, 429 miliardë lekë u regjistruan si para jashtë bankave, një rënie e lehtë krahasuar me muajin mars, por tregues i qartë se qytetarët vijojnë të shmangin sistemin bankar, duke mbajtur shumicën e parasë në duar ose në shtëpi.

Ndërkohë, treguesi më i gjerë i parasë në qarkullim, i njohur si agregati M3, që përfshin edhe depozitat dhe instrumentet financiare, arriti në 1.8 trilionë lekë, ku 23.8% e totalit mbetet jashtë bankave.

Për të zbutur këtë varësi nga cash-i, Banka e Shqipërisë dhe aktorët financiarë po ndërmarrin masa konkrete. Strategjia Afatmesme 2024-2027 parashikon uljen e komisioneve për pagesat elektronike dhe vendosjen e limiteve për pagesat me para fizike. Një tjetër zhvillim është programi i Mastercard, i cili po ofron POS falas për bizneset, për të nxitur përdorimin e pagesave digjitale.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, sfida mbetet e madhe: si të bindet qytetari shqiptar të largohet nga zakoni i cash-it dhe të integrohet në një sistem më transparent dhe të kontrolluar financiarisht.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat