Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, është shtyrë për në datën 2 korrik në orën 08:30.
Prokurori Elvin Gokaj njoftoi se nevojitet më shumë kohë për integrimin e qëndrimeve të mbrojtjes në konkluzionet e çështjes.
Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i pandehur në të njëjtën dosje.
Çështja lidhet me kallëzimin e Fredi Belerit, që akuzon Goron për tjetërsimin në vitin 2016 të një sipërfaqeje prej 4,263 metrash katrorë tokë, e cila iu kalua Arqile Bollanos, pasues në krye të Bashkisë Himarë.



