back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Të ruhet pavarësia e SPAK, Kuvendi të garantojë konsensus"/ BE i “dridh”...

“Të ruhet pavarësia e SPAK, Kuvendi të garantojë konsensus”/ BE i “dridh” Shqipërisë çelësat për integrimin

Në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, Shefja e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Suzana Melkalkova, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë “pararojë në rajon”.

“Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Siç ka thënë edhe Presidentja e zgjedhur e KE, Kaja Kallas, për integrimin në BE nuk ka rrugë të shkurtër – duhen përmbushur të gjitha detyrat,” deklaroi Melkalkova.

Roli i SPAK dhe nevoja për konsensus politik

Zyrtarja e BE-së theksoi se SPAK mbetet një element thelbësor në betejën për sundimin e ligjit. “Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjeve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, ajo ngriti shqetësimin për polarizimin e skenës politike shqiptare, duke kërkuar më shumë dialog ndërpartiak dhe konsensus institucional. “Kuvendi ka një rol vendimtar në këtë proces,” përfundoi Melkalkova.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat