back to top
23.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSHBA shpall politikë të re kundër drogës/ Kufizime vizash për familjarët e...

SHBA shpall politikë të re kundër drogës/ Kufizime vizash për familjarët e personave të sanksionuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ka shpallur një politikë të re kufizimi vizash në kuadër të luftës kundër drogës, me fokus të veçantë ndaj trafikantëve ndërkombëtarë të substancave vdekjeprurëse, përfshirë fentanilin.

Rubio nënvizon se kriza e fentanilit në SHBA është “e pashembullt”, duke shtuar se më shumë se 40% e qytetarëve amerikanë njohin dikë që ka vdekur nga mbidoza opioidesh. Vetëm në vitin 2024, SHBA regjistroi mbi 220 vdekje në ditë si pasojë e mbidozave.

“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar fentanilin dhe drogat e tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, – deklaron Rubio.

Kjo politikë e re bazohet në seksionin 212(a)(3)(C) të Aktit për Imigracionin dhe Shtetësinë (INA) dhe synon të zgjerojë masat ekzistuese, përfshirë sanksionet sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 dhe ndalimet për viza për trafikantët e drogës sipas seksionit 212(a)(2)(C) të të njëjtit akt.

“Kjo masë nuk synon vetëm ndalimin e hyrjes së trafikantëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në SHBA, por edhe shërben si një mjet parandalues për veprimtarinë e tyre të vazhdueshme kriminale,” – thekson Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit konfirmon se Departamenti Amerikan i Shtetit do të angazhohet në përdorimin e çdo mjeti të nevojshëm për të ndërprerë rrjedhën e drogave të paligjshme drejt SHBA-së dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve amerikanë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat