Pas evakuimit të disa shqiptarëve nga Izraeli dy 10 ditë më parë qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimin të shtetasve tanë nga Irani. Ministri punëve të jashtme Igli Hasani për herë të parë në një intervistë për ‘Top Channel’ dha detajet e evakuimit nga Irani të një familjeje shqiptare.
“Kemi ruajtur vëmendjen maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që gjenden në vende me të cilat ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike siç është Irani. Pesë ditë më parë kemi bërë të mundur tërheqjen e një familje nga Irani përmes vendeve fqinje që janë vende mike dhe partnere. Kemi bërë të mundur që një familje me dy prindër dhe tre fëmijë të mbërrijnë e të hynë në territorin e Republikës të Shqipërisë duke angazhuar fort gjithë networkun tonë diplomatik”, deklaroi shefi diplomacisë shqiptare.