back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZhvillimi rural/ Rama kritikon kryebashkiakët e Qarkut të Elbasanit

Zhvillimi rural/ Rama kritikon kryebashkiakët e Qarkut të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Cërrik me fokus sektorin bujqësor, ku theksoi se pas reformës administrative territoriale, kryebashkiakët janë larguar nga lidhja e drejtpërdrejtë me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre.

Rama u shpreh se vëmendja e pushtetit vendor ndaj zonave rurale është reduktuar kryesisht në çështje infrastrukturore dhe urbanistike, ndërsa mbështetja për sipërmarrjet bujqësore mbetet e pamjaftueshme.

Kryeministri nënvizoi nevojën për një kthesë në këtë qasje dhe përbashkimin e forcave mes fermerëve, sipërmarrësve dhe kryebashkiakëve për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm rural.

Ai përmendi linjën e re të kredisë prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë, e cila synon mbështetjen e projekteve bujqësore dhe rurale, por paralajmëroi se pa ndryshimin e qasjes së kryebashkiakëve, këto fonde mund të mos sjellin rezultatet e pritura.

Rama kërkoi një angazhim më të madh dhe përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë faktorët lokalë për të shfrytëzuar maksimalisht mundësitë financiare dhe për të mbështetur fermerët në çdo bashki.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat