Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar se kontrata për shërbimet e lobimit nuk është ndërmjet Partisë Demokratike dhe kompanisë, por mes fondacionit dhe kompanisë.
Berisha theksoi se PD pranon vetëm shërbimin e lobimit dhe se fondacioni është përgjegjës për kontratën dhe bashkëpunimin me kompaninë.
“Në këtë rast, kontrata është mes fondacionit dhe kompanisë dhe kjo varet nga fondacioni,” tha ai, duke shtuar se procesi është në vazhdim dhe do të ketë sqarime të mëtejshme.
Sipas tij, kompania e lobimit është transparente dhe publikon çdo dokument në faqen e saj zyrtare, ndërsa Flamur Noka ka firmosur pranimin e shërbimit.