KreuAktualitetKronikëSkandali në SHISH/ Arrest në burg për Sulejmanin dhe Kalluçin

Skandali në SHISH/ Arrest në burg për Sulejmanin dhe Kalluçin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin, të dy të dyshuar në lidhje me skandalin e SHISH.

Gjatë seancës, Sulejmani ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin, duke shpjeguar se të dy janë nga Durrësi.

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë, i kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës.

Ndërkohë, edhe Fatjon Kalluçi ka mohuar akuzat që lidhen me dërgimin e dokumenteve sekrete. Ai është shprehur se nuk mban mend të ketë dërguar akte sekrete, siç dyshohet nga SPAK.

Të dy do të qëndrojnë në burg deri në një vendimmarrje tjetër të gjykatës, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat