back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaProcesi “Partizani” dhe loja me shkresat/ Berisha e kalon topin tek avokatët

Procesi “Partizani” dhe loja me shkresat/ Berisha e kalon topin tek avokatët

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk u paraqit në seancën e fundit për çështjen “Partizani”, deklaroi sot se nuk ka marrë një shkresë zyrtare për seancën, ndërsa theksoi se gjykimi për këtë proces është në dorë të mbrojtjes së tij ligjore.

“Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë. Por nuk ishte kjo arsyeja e mungesës. Arsyeja ishte se isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh,” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi se, ndonëse mediat kanë raportuar për shtyrjen e seancës për në datën 21 korrik, ai personalisht nuk ka marrë asnjë dokument zyrtar që ta konfirmojë këtë.

“Unë deri tani njoftim zyrtar nuk kam marrë. Nuk mund të them se nuk kam marrë fare, por shkresë nuk kam. Janë avokatët e mi ata që përcaktojnë vendimet,” tha Berisha, duke i bërë thirrje gazetarëve të mos përsërisin pyetjet në lidhje me të njëjtën çështje.

Çështja “Partizani” lidhet me dyshimet për përfitim të paligjshëm të pronave publike në zonën e ish-kompleksit sportiv, një ndër proceset më të ndjeshme që ndjek Prokuroria e Posaçme kundër ish-kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat