Kuvendi e ka quajtur të rremë lajmin se eurodeputetit Fredi Beleri iu mbyllën dyert.
Në një njoftim për shtyp, Kuvendi sqaron se delegacioni i Parlamentit Evropian ka mbërritur sipas pogramit në orën 10 e 30 ndërsa Beleri ka mbërritur rreth 40 minuta më vonë, në orën 11 e 10.
Pas kësaj Beleri, sipas njoftimit të Kuvendit, është futur nga dera e pritjeve protokollare.
“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon: Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.
Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.