back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetLigji mbi betonin/ Investitori dhe administratori përballë drejtësisë në Vlorë

Ligji mbi betonin/ Investitori dhe administratori përballë drejtësisë në Vlorë

Pas ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe paralajmërimit publik të kryeministrit Edi Rama, Policia e Vlorës ka njoftuar nisjen e procedimit penal për dy persona, të përfshirë në ndërtimin e një pallati që rezulton në shkelje të lejes ndërtimore.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Personat nën hetim janë shtetasit:

F. H., 53 vjeç, investitor

E. A., 51 vjeç, administrator i subjektit ndërtues

Të dy janë banues në Vlorë dhe akuzohen për shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit në një objekt që po ngrihej në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”.

IKMT ndërhyri dje në këtë objekt ndërtimi, i cili tashmë është i konfiskuar nga shteti, në kuadër të aksionit kundër ndërtimeve abuzive. Ky aksion është pjesë e ofensivës së qeverisë ndaj sektorit të ndërtimit informal, që ka qenë shpesh objekt spekulimesh, shkeljesh ligjore dhe aferash me interes të lartë publik.

“Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, përfundon njoftimi i policisë, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera për përmasat e shkeljes, ndoshta edhe për lidhje të mundshme me zyrtarë lokalë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat