Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.
Trupa gjykuese e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke mos pranuar kërkesën e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë për shfuqizimin e pezullimit të afateve.
Meta e kishte dërguar çështjen në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të GJKKO-së. Pas shqyrtimit, gjykata ka vendosur ta rrëzojë kërkesën dhe të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Me këtë vendim, pezullimi i afateve të paraburgimit ndaj Metës mbetet në fuqi.



