KreuAktualitetEkonomiaBordi rikthehet me ulje çmimesh/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi rikthehet me ulje çmimesh/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve, në mbledhjen e parë pas rikthimit të tij në funksion nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas vendimit të marrë më 19 shtator, nafta do të shitet me jo më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 195 lekë për litër.

Në tregun me shumicë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 207 lekë/litër, ndërsa benzina do të tregtohet me shumicë me jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e çmimeve.

Bordi i Transparencës u rikthye në funksion pas vendimit të qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Në vendimin e tij, Bordi u ka kërkuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Në rast shkeljesh, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit të operatorëve.

Vendimi është marrë në zbatim të kuadrit ligjor për tregtimin e hidrokarbureve dhe të masave të ndërmarra nga qeveria për përballimin e situatës në tregun e karburanteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat