KreuDrejtësiaPërplasja për pagat nuk mbyllet/ Magjistratët në Kushtetuese, refuzojnë Ramën

Përplasja për pagat nuk mbyllet/ Magjistratët në Kushtetuese, refuzojnë Ramën

Miratimi i ligjit të ri për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i ka dhënë fund përplasjes mes magjistratëve dhe institucioneve.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar formulën e re të pagave, pavarësisht miratimit të saj nga Kuvendi.

Magjistratët kanë kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të pagës referuese dhe kanë argumentuar se formula e miratuar nuk përputhet me standardet e kërkuara prej tyre dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në mes të këtij debati ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka mbrojtur ndërhyrjen e qeverisë dhe formulën e re, duke argumentuar se pagat e magjistratëve duhet të përcaktohen brenda një kuadri ligjor dhe financiar dhe jo sipas kërkesave individuale.

Rama ka shprehur gjithashtu gatishmëri për dialog me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, por ka kundërshtuar idenë që niveli i pagave të përcaktohet jashtë mundësive të buxhetit të shtetit.

Përplasja tashmë pritet të zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, pas dekretimit të ligjit nga Presidenti Bajram Begaj, synimi i institucioneve është zhbllokimi i pagesave të magjistratëve, të cilat kishin mbetur pezull.

Çështja e pagave ka shkaktuar debat prej javësh, ndërsa paralelisht SPAK ka nisur verifikimet lidhur me bllokimin e pagesave dhe po heton përgjegjësinë e zyrtarëve të përfshirë në proces.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat