back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLapaj rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit/ Në lojë hyn nëna e aleatit...

Lapaj rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit/ Në lojë hyn nëna e aleatit të tij

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është në një pikë kritike. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pritet të shpallë zyrtarisht fituesit e mandateve në Tiranë të premten, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje deri atëherë.

Burime  bëjnë me dije se Celibashi ka vendosur t’i japë kohë përfaqësuesve të Nismës deri të shtunën, në pritje të rikthimit të Endri Shabanit nga jashtë vendit. Por nëse negociatat dështojnë, mandati i diskutueshëm mund t’i kalojë Anës Dajko, e para në listën e mbyllur, duke e lënë Adriatik Lapajn jashtë Kuvendit.

Kush është Ana Dajko?
60-vjeçarja jeton në Sarandë, ka arsim të mesëm dhe është nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së partisë së Adriatik Lapajt. Ajo besohet se është e gatshme të pranojë mandatin, duke anashkaluar Livia Savrin, partneren e Endri Shabanit, e renditur e dyta në listë.

Ky zhvillim shihet si një manovër e mundshme politike e kampit të Lapajt për të bllokuar çdo mundësi që Shabani ose njerëz pranë tij të hyjnë në Kuvend.

Zanafilla e përplasjes
Përplasja mes Lapajt dhe Shabanit nisi pas refuzimit të Zeqir Kordhonit, daja i Shabanit, për të dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur. Ai i ka dërguar një letër zyrtare KQZ-së, duke kërkuar që t’i njihet e drejta për të marrë mandatin nëse i vjen radha, duke qenë i nënti në listën e koalicionit.

Lapaj ka akuzuar drejtpërdrejt Shabanin për situatën, duke e cilësuar si përgjegjës për mosdorëheqjen e të afërmit të tij. Ndërkohë, Shabani ka kundërpërgjigjur duke akuzuar Lapajn për presione ndaj familjarëve të Kordhonit.

Mandatet: Çfarë thonë votat?
Në listën e hapur të zgjedhjeve në Tiranë:

Adriatik Lapaj siguroi rreth 6,500 vota

Endri Shabani rreth 2,900 vota

Pavarësisht rezultatit, përplasja ligjore dhe procedurale po rrezikon seriozisht hyrjen e Lapajt në Kuvend, ndërsa vendimin final do ta marrë Komisioneri Celibashi në orët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat