back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Rama është armik i veriut”/ Berisha denoncon shembjet në Theth si hakmarrje

“Rama është armik i veriut”/ Berisha denoncon shembjet në Theth si hakmarrje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ashpër aksionin e shembjes së ndërtimeve në Theth, duke e cilësuar atë si një hakmarrje primitive dhe kriminale të kryeministrit Edi Rama ndaj banorëve që votuan për Partinë Demokratike.

Berisha theksoi se në qendrën e votimit në Theth, PD-ja ka marrë 95 vota, ndërsa PS-ja vetëm 82, duke e bërë të qartë se banorët nuk kanë votuar Ramën, por opozitën. Sipas tij, kjo është arsyeja e ndërhyrjes së qeverisë në këtë zonë.

“Para zgjedhjeve mburreshin me 2 mijë shtretërit në Theth, por sot këta shtretër janë shkatërruar si hakmarrje për disfatën elektorale,” tha Berisha, duke i bërë thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe gjithë shqiptarëve të ngrihen për t’u ndarë nga “kjo e keqe e madhe” që, sipas tij, po rrënon jetën dhe ekzistencën e tyre.

Ish-kreu i qeverisë akuzoi Ramën si “armik të egër të veriut të Shqipërisë”, i cili po ushtron urrejtje dhe negativitet ndaj popullsisë së këtij rajoni.

Ky reagim vjen në kulmin e aksionit të nisur nga qeveria për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike dhe natyrore, duke prekur rëndë edhe komunitetin e Thethit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat