back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“700 mijë euro për Gjokën”/ Berisha denoncon blerjen e gjyqtares për çështjen...

“700 mijë euro për Gjokën”/ Berisha denoncon blerjen e gjyqtares për çështjen “Jan Prenga”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar akuzat e tij të rënda ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, duke përmendur këtë herë prokurorin Altin Dumani dhe gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, të cilët i lidh me çështje të profilit të lartë kriminal.

Në një deklaratë të fortë, Berisha pretendoi se Altin Hajri, person i lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen makabre të Jan Prengës, ka paguar 700 mijë euro gjyqtares Gjoka. Pa paraqitur prova konkrete, ai tha se kjo është një aferë e njohur publikisht dhe e mbuluar nga drejtësia.

“Sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe një roje, ndërsa Altin Hajri merr leje ndërtimi për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe përfaqësohet në gjykatë nga vetë Altin Troplini,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se prokurori Dumani, sipas tij, jo vetëm ka mbuluar rolin e Hajrit në këtë ngjarje, por është përfshirë edhe në një tjetër skandal duke mbajtur të fshehtë një mandat arresti ndërkombëtar për një tjetër të akuzuar, shtetasin Ndreca, të cilin Berisha e cilëson si “kreun e kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë”.

“Dekonspirimi që ai i ka bërë mandat-arrestit dhe lehtësimi i arratisë së Ndrecës do ta ndjekin Altin Troplinin gjithë jetën. Ai është bërë vegël e krimit të organizuar,” tha Berisha, duke theksuar se Dumani është, sipas tij, “i kapur kokë e këmbë nga krimi”.

Ish-kryeministri theksoi se, pavarësisht “kapjes së drejtësisë”, ai do të vazhdojë denoncimet kundër personave që ai i konsideron si pjesë të deformimit të sistemit të drejtësisë së re në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat