back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Fushatë për të paragjykuar publikisht”/ Avokatët e Veliajt kërkojnë hetim për rrjedhje...

“Fushatë për të paragjykuar publikisht”/ Avokatët e Veliajt kërkojnë hetim për rrjedhje informacioni

Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas raportimeve në media se nesër (23 korrik) Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë zyrtarisht akuzat dhe do ta marrë të pandehur në kuadër të një dosjeje hetimore për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në një deklaratë publike, avokatët e Veliajt shprehen se rrjedhja e informacionit konfidencial në media, përpara se ky informacion t’u bëhet i ditur vetë të pandehurit apo përfaqësuesve të tij ligjorë, përbën një shkelje të rëndë të sekretit hetimor dhe një përpjekje për të ndikuar opinionin publik.

“Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar,” thuhet në reagim.

Sipas tyre, kjo praktikë përbën një shkelje të nenit 295/a të Kodit Penal (“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”), për të cilën ata kërkojnë që SPAK të nisë menjëherë hetim të brendshëm.

Ekipi mbrojtës thekson se Veliaj nuk është ende zyrtarisht i njoftuar për akuzat, por se është i gatshëm t’i përballet çdo pretendimi të prokurorisë me prova dhe argumente ligjore. Ata cilësojnë arrestimin si të zgjatur dhe joproporcional, duke theksuar se kjo cenon jo vetëm të drejtat kushtetuese të Veliajt, por edhe funksionimin e qeverisjes vendore në Tiranë.

Deklarata vjen një ditë përpara takimit të paralajmëruar nga burime jozyrtare në SPAK, ku Veliaj pritet të njoftohet zyrtarisht për akuzat dhe mbylljen e fazës hetimore, rreth 163 ditë pas arrestimit të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat