back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiNga droni në Beograd te fishekzjarrët në Tiranë/ Kur historia përsëritet në...

Nga droni në Beograd te fishekzjarrët në Tiranë/ Kur historia përsëritet në dëm të Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur sot se është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor lidhur me ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sipas vendimit të organit më të lartë të futbollit botëror, FSHF është gjobitur me 161,500 franga zvicerane (rreth 170 mijë euro), ndërkohë që është urdhëruar që 20% e kapacitetit të stadiumit të jetë i mbyllur për publikun në ndeshjen e radhës si vendase, kundër Letonisë.

Në komunikatën zyrtare të FSHF-së thuhet se ky penalizim vjen për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes ndaj Serbisë. Më konkretisht, FIFA ka evidentuar:

Këngë me përmbajtje diskriminuese;

Hedhje objektesh dhe ndezje fishekzjarrësh;

Gjeste dhe mesazhe të papërshtatshme;

Ndërprerje gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare.

FSHF e ka cilësuar këtë vendim si “një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik shqiptar”, duke shtuar se dëmton jo vetëm institucionin, por në radhë të parë Kombëtaren shqiptare dhe mbështetësit e saj të përgjegjshëm.

“U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve kuqezi të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën. Respektoni rregullat ndërkombëtare dhe kontribuoni për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë,” thekson deklarata e Federatës.

Ky vendim vjen në një moment kur Shqipëria është në garë për kualifikimin në fazën e radhës së eliminatoreve, dhe çdo lëkundje në mbështetjen e tifozëve mund të ndikojë ndjeshëm në performancën e skuadrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat