back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Nuk hyj në politikë pa qenë fituese” / Linda Rama rrëfen zgjedhjet...

“Nuk hyj në politikë pa qenë fituese” / Linda Rama rrëfen zgjedhjet e saj

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, deklaroi se nuk ka ambicie për të hyrë në politikën aktive, duke theksuar se kontributin e saj e sheh më të dobishëm përmes shoqërisë civile dhe fushës akademike. Në një intervistë për “Inside Albania” në Euronews, ajo theksoi se për të hyrë në politikë “duhet të jesh fituese” dhe se gratë nuk duhet të mbështeten vetëm për faktin që janë gra, por për vlerat që përfaqësojnë.

“Kam kuptuar shumë herët që për të hyrë në politikë duhet të jesh fituese. Zgjodha një rrugë tjetër – atë të kërkimit dhe këshillimit të pavarur, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare,” u shpreh ajo.

Linda Rama kritikoi përfaqësimin sipërfaqësor të grave në politikë, duke nënvizuar se vetëm numrat nuk mjaftojnë. “Është e drejtë që gratë të jenë të përfaqësuara, por nuk është mjaftueshëm. Duhet të ketë profil të duhur, integritet dhe aftësi për të mos u abuzuar apo përdorur.”

Ajo theksoi se nuk mjafton të kërkosh përkrahje mbi baza gjinore: “Solidariteti gjinor vetëm për faktin që je grua mund të bëhet më i dëmshëm se vetë gabimi. Shoqëria pret më shumë nga gratë.”

Në intervistë, Rama i bëri thirrje grave të reja që synojnë politikën ose administratën publike të përgatiten seriozisht, të përballen me konkurrencën dhe të mësojnë të fitojnë, por edhe të humbasin me dinjitet.

“Ne duhet të ndërtojmë një profil që e meritojmë, sepse kjo është mënyra për të qenë frymëzim për brezat që vijnë. Vetëm të jesh grua nuk është justifikim për gjithçka,” tha ajo.

Linda Rama rrallë del publikisht në intervista, por ky rrëfim personal dhe kritik mbi politikën dhe rolin e grave në shoqëri u vlerësua si një qëndrim i fortë, që ngre pyetje të rëndësishme për përfaqësimin me vlera dhe jo thjesht me kuota.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat