back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGalaxy Watch Ultra tani me sa duket ka ambicie për udhëtime në...

Galaxy Watch Ultra tani me sa duket ka ambicie për udhëtime në hapësirë

Galaxy Watch Ultra i Samsungut tani ka diçka të jashtëzakonshme për t’u mburrur.

Me sa duket, ora inteligjente u zgjodh për të qenë pjesë e një studimi të vazhdueshëm, të parin e këtij lloji.

Ora u përdor për të monitoruar efektet shëndetësore që përjetojnë astronautët gjatë udhëtimit në hapësirë.

Në studim, Galaxy Watch Ultra u lidh në kyçin e dorës së gjashtë personave.

Këta individë u izoluan në një strukturë testimi në Tokë për tetë ditë, në një mjedis që është projektuar për të treguar efektet psikologjike dhe fizike të një misioni në hapësirë.

Studimi kryhet nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe Instituti i Mjekësisë Hapësinore.

Studimi i izolimit, i quajtur SOLIS8, është i pari i këtij lloji studimi me orë inteligjente të përdorura për monitorimin e shëndetit.

Ekipi i studimit po bashkëpunon me Samsung Germany dhe ofruesin e shërbimeve IT Adesso.

Ata kanë zgjedhur Galaxy Watch Ultra si një pajisje të lehtë për t’u përdorur, pa kabllo dhe që është në gjendje të regjistrojë dhe mbledhë shenja shëndetësore dhe jetësore, pa lidhje të dhënash.

Përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Hapësinore kanë thënë se përdorimi i orëve inteligjente në studimin e tyre zbulon se orët mund të përdoren për monitorimin e shenjave jetësore pa pajisje të ndërmjetme dhe madje edhe në situata sfiduese.

Ekipi gjithashtu thotë se enkriptimi i sigurt dhe lehtësia e përdorimit të orëve inteligjente hapin perspektiva të reja në eksplorimin e hapësirës.

Të dhënat e mbledhura gjatë testit tani po përdoren për të informuar një “Biobazë” të krijuar nga DLR, shkruajnë mediat e huaja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat